Thirrje për aplikim për trajnim profesional në Rrobaqepësi

Foundation Kosovo- Luxembourg hap thirrjen e radhës për mbështetje me trajnim profesional në fushën e rrobaqepësisë, për qytetarët nga komuna e Vitisë.

THIRRJE PËR APLIKIM NË TRAJNIME PËR AFTËSIM PROFESIONAL
Projekti: Aktivitetet për Gjenerimin e të Ardhurave

RRETH PROJEKTIT:
Foundation Kosovo-Luxembourg është duke zbatuar projektin për “Gjenerimin e të Ardhurave ” projekt ky që ka për qëllim dhënien e mbështetjes financiare dhe asistencës teknike për të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë që synojnë të vet-punësohen dhe të përgatiten për tregun e punës.

KUSH MUND TË APLIKOJË:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë të moshës 18 – 50 vjeç.

QËLLIMI I THIRRJES:
Thirrje për Aplikim për Trajnime Profesionale në këtë drejtim: Rrobaqepësi

SI TË APLIKOHET?

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë dhe sjellin këto dokumente:
Formulari për Aplikim;
Vërtetim i Papunësisë (nga Enti për Punësim/Dega në Viti);
Dëshmi për asistencë sociale, me nevoja të veçanta etj.(nëse ka);
Kopje e letërnjoftimit;

Formulari për Aplikim mund të merret pranë Zyrës për Investime në Komunën e Vitisë (afër Drejtorisë së Bujqësisë).

DATA E FUNDIT PËR APLIKIM DHE DORËZIM TË APLIKACIONIT:
• Faza e aplikimit hapet që nga data 02 Shtator 2019 (e Hënë);
• Data e fundit për aplikim është me 13 Shtator 2019 (e Premte);
Formulari i plotësuar së bashku me dokumente të tjera për aplikim mund të dorëzohen në Zyrën për Investime në Komunën e Vitisë

Të gjitha shpenzimet e trajnimit do të mbulohen nga Foundation Kosovo-Luxembourg.

 

 

Contact Us