THIRRJE PËR APLIKIM

Projekti: Aktivitetet për Gjenerimin e të Ardhurave

 RRETH PROJEKTIT: Me financim dhe mbështetje nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, përmes Catitas Luxembourg,  Foundation Kosovo-Luxembourg është duke zbatuar projektin për ” Gjenerimin e të Ardhurave “. Ky projekt ka për qëllim  dhënien e mbështetjes në bashkëfinancim për krijimin e bizneseve fillestare (të vogla) të individëve të cilët vijnë nga komuna e Vitisë dhe Kllokotit.

 KUSH MUND TË APLIKOJË: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët nga komunat e Vitisë dhe Kllokotit.

 FORMAT PËR APLIKIM DHE UDHËZUESI MUND TË SHKARKOHEN:

  • Në ueb faqen zyrtare të Foundation Kosovo-Luxembourg; http://www.fkl-ks.org/ ose
  • Në faqen tonë në Facebook: Foundation Kosovo Luxembourg

DATA E FUNDIT PËR APLIKIM DHE DORËZIMIN E APLIKACIONIT:

  • Faza e aplikimit hapet që nga data 10 Maj 2021
  • Data e fundit për aplikim është me 01 Qershor 2021, ora 16:00h
  • Forma e plotësuar në formën elektronike të aplikacioneve me dokumentet relevante shtesë duhet të dorëzohen në zyren e Investimeve tek Qendra e Kulturës në Komunën e Vitis, kurse  në Komunën e Kllokotit në zyren e Drejtorisë së Bujqësisë.

Aplikacionet e dorëzuara pas përfundimit të afatit të aplikimit nuk do të mirren parasysh.

Ky projekt financohet dhe mbështetet nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, përmes Caritas Luxembourg ndërsa implementohet  nga Foundation Kosovo-Luxembourg. Aplikacionin dhe udhëzuesin mund ta shkarkoni këtu: 

Forma e Aplikimit për Bizneset Fillestare

Udhëzuesi për Aplikim të Bizneseve Fillestare

Contact Us